Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Elsa Lila, artistja që s’e deshi kurrë vëmendjen!

02/07/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Elsa Lila, artistja që s’e deshi kurrë vëmendjen!

Sikur lajmi që këngëtarja Elsa Lila është arrestuar të mos kish marrë dhenë, askush nuk do ishte kujtuar sot për të dhe jo për fajin tonë. Prej vitesh jeta e saj është ndërtuar jashtë dhe ardhjet në Shqipëri kanë qenë pëherë e më të rralla, të paktën publikisht. Elsa nuk ka qenë kurrë një person mediatik. E pëlqyer po, që në fillim kur fitoi në Festivalin e 1996-ës me gërsheta e jakë të bardhë me “Pyes lotin”, pastaj fitoi një të dytë, e më pas një të tretë, të parën “Këngë Magjike” dhe kur doli në skenën e Sanremos me “Valerian” gëzuam se do ta fitonte edhe atë, por vetëm i shkoi afër. Sinjalet e saj të para në përpjekjet e ndërtimit të një karriere, në mos ndërkombëtare të paktën italiane, ishin shumë pozitive. Elsa Lila erdhi me statusin e një ylli për të drejtuar Festivalin e RTSH-së dhe kushdo që ia vuri gishtin për ta vënë në skenën e festivalit si prezantuese bëri “bingo”. Të nesërmen e atij Festivali gazetat u hapën me titujt kryesorë për Elsa Lilën (“mirë se vini në Elsa Lila show” shkruante “Panorama”), e cila për një moment na bëri të besojmë se atij festivali iu kthye shkëlqimi i dikurshëm, edhe pse s’qe e thënë sepse hera e dytë e Elsës në po atë Festival një vit më pas nuk qe si sukseset e padiskutueshme të hiteve të saj. Ama çdo kthim i saj është pritur me interes siç ishte rasti kur producentja Holta Dulaku e ngjiti në skenën e “Moulin Rouge” në 2008-ën, një sukses i padiskutueshëm.





Megjithatë Elsa nuk u bë kurrë vajza e intervistave, e kopertinave aq më pak e portaleve. Disa foto të befasishme me vajzën bënë bujë të madhe, por ne nuk ia njohëm asnjëherë partnerin, e që atëherë nuk e pamë më as të bijën, që tashmë duhet të jetë zonjushë e rritur. Rrëfimin e parë dhe të vetëm për Évitën vajzën e saj, e bëri pak kohë pas sjelles së saj në jetë ndërkohë që në rrethet e gazetarevë, Elsa nuk ka qënë pjesë e listës së personazheve-miq. Për gazetarët e viteve më parë, kur portalet nuk kishin shpërthyer ende, ajo ishte figurë tërheqëse dhe interesante, por ngeli kryeneçja që nuk u zbut kurrë. Mbase ky dimër i përhershëm në marrëdhenie me gazetarët mbeti gjithmonë i ftohtë për shkak të kohës kur lajmet e gjetjes së vrarë të nënës së saj mbushnin gazetat çdo ditë.

Rikthimi më i gjatë i Elsës në Shqipëri ishte kur i dha vetes ca ngjyrime politike dhe u shfaq publikisht si përkrahëse e Partisë Socialiste dhe më pas në rolin e një prej trajnerëve të “The Voice of Albania” në Top Channel, që forcoi pozitat e saj si një artiste e lindur, por këngë prej Elsës nuk dëgjuam më kurrë.


Hera e fundit që Elsa Lilën e pamë në një skenë shqiptare ishte në 2017-ën, kur u ftua nga Adi Krasta në Festivalin e RTSH-së konkretisht në edicionin e 56-të i tij, ku këndoi një nga kryeveprat e Vivaldit. E ndërsa në Shqipëri, me gjithë ato pak kthime, Elsa Lila ishte Elsa Lila, në Itali vajza nga Shqipëria u harrua shpejt. Pa asnjë llogari në rrjetet sociale (të paktën jo me emrin e saj) do ishte harruar edhe këtu, sikur sot të mos ishim tronditur nga lajmi se Elsa Lila është arrestuar. Kush nuk shpresoi me zemër se këngetarja jonë është thjesht pjesë e një keqkuptimi? Me siguri të gjithë.

Dhe mbetet ende një lajm i ditës ende i pasqaruar, deri në zbardhjen e të vërtetës, me shpresën se gjithçka do kthehet si më parë, madje me më shumë shkëlqim se më parë. Balta që iu hodh që rrjet do duhej të ishte shmangur, qoftë edhe për hir të gjithë herëve që na ka bërë krenarë./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Next Post
Jaman nuk heq dorë nga Seheri dhe i shpreh ndjenjat, nesër në “Amaneti”

Jaman nuk heq dorë nga Seheri dhe i shpreh ndjenjat, nesër në “Amaneti”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera