Shkëlzen Berisha feston sot ditëlindjen e tij. Dhe në këtë ditë kaq të veçantë për të si çdo vit tjetër dhe kësaj radhe nuk mund të mungonte surpriza e partneres së tij, Armina Mevlanit në mesnatë.
Blogerja e njohur ka publikuar një video në Instastory ku shihen zbukurime feste dhe mbi të ka shkruajtur: “Djali i ditëlindjes”.
Dyshja prej vitesh janë në një lidhje sentimentale dhe të gjithë mezi presim dasmën e tyre të cilën nuk e dimë se kur do të ndodhë, por një gjë është e sigurt duke njohur stilin e Armina Mevlanit do jetë diçka përrallore.