Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Shkencëtarët ‘konfirmojnë’ jetën pas vdekjes

15/08/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Shkencëtarët ‘konfirmojnë’ jetën pas vdekjes

Vdekja është një pasojë e pashmangshme për të gjithë ne dhe herët e vonë që të gjithë do të përballemi me të. Por, natyra njerëzore është tejet kureshtare dhe që në hapat e para, shoqërinë tonë e ka ‘lodhur’ më shumë se çdo gjë tjetër pyetja; a ka jetë pas vdekjes? Në funksion të kësaj pyetjeje janë ngritur mite, legjenda dhe histori në kufijtë e reales dhe surreales. Vetëm së fundmi një grup shkencëtarësh besojnë se kanë përgjigjien për këtë. Ata thonë se ndërgjegjia e vetëdija e një personi vijon të ekzistojë edhe pasi trupi i tij ka vdekur për të paktën 3 minuta. Studimi është vepër e një grupi ekspertësh britanikë dhe në të janë përfshirë 2 mijë persona. Shkencëtarët ‘konfirmuan’ se mendimet ruhen edhe pas vdekjes. Më parë, besohej gjerësisht se truri i njeriut pushon të gjitha aktivitetet 30 sekonda pasi pushon zemra dhe pikërisht në këtë moment zhduket edhe ‘vetëdija’ jonë. “Përkundër perceptimit të përgjithshëm, vdekja nuk është një moment specifik, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas një sëmundjeje të rëndë apo aksidenti që shkakton pushimin e zemrës, mushkërive e për pasojë edhe trurit. Nëse procesi kthehet mbrapsht me sukses, e quajmë ‘atak kardiak’, nëse jo, quhet vdekje”, thotë shkencëtari nga Universiteti i Sauthemptonit, Sam Parnia. Në studim janë përfshirë 2060 persona nga Austria, SHBA dhe Britania e Madhe që të gjithë me një histori ataku kardiak. 40 përqind e tyre thanë se kishin një formë vetëdijeje pasi ishin deklaruar klinikisht të vdekur nga mjekët. Më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se kujtojnë zbehtë një ndjenjë frike gjatë kohës kur kanë pësuar atakun kardiak, ndërsa rrëfimi më i vlefshëm e ku bazohet më fort studimi i britanikëve është rasti i një 57-vjeçari, që ka deklaruar me detaje çdo veprim dhe gjë që kanë thënë mjekët në momentin kur zemra e tij kishte pushuar së rrahuri dhe më pas ishte rikthyer sërish në punë. “Ky rrëfim është shumë domethënës për ne, pasi merret si e mirëqenë që vdekja përjetohet si halucinacion apo iluzione që ndodhin ose para se të ndalë zemra së punuari, ose pasi rikthehet në punë sërish, ndërsa në rastin në fjalë, të gjitha këto duket se kanë ndodhur gjatë 3 minutave kur zemra e pacientit nuk ka qenë në punë”, shpjegon Sam Parnia.






Tags: jeten pa vdekjeskonfirmojeshkenctaret
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Tronditet kombëtarja, ikin 3 lojtarë. De Biasi gati zëvëndësuesit

Tronditet kombëtarja, ikin 3 lojtarë. De Biasi gati zëvëndësuesit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera