Kjo ngjyrë e re quhet e kaltër YInMn.
Ky emër i pa shqiptueshëm i ngjyrës së re është zbuluar aksidentalisht nga një ekip i kimistëve në Universitetin Shtetëror të Oregonit në SHBA. Ndoshta ju duket si një e kaltër e zakonshme por kjo ngjyrë është një zbulim i rëndësishëm.
I krijuar gjatë një eksperimenti me oksid magnezi me anë të të cilit synohej krijimi i materialeve të cilat do të mund të përdoreshin aplikime në elektronikë, transmeton Express. I emëruar nga kombinimi i materialeve Yttrium, Indium dhe Magnez, ky material ka një renditje të mahnitshme të pigmenteve dhe një strukturë unike kristalore, pra këto veti e bëjnë të zgjas shumë dhe të jetë ngjyrë shumë e qëndrueshme.
Kjo ngjyrë nuk zbehet kur përzihet me ujë apo vaj.
Po ashtu, kjo ngjyrë ka aftësi të reflektoj dritën infra të kuqe andaj ngjyra e re YlnMn mund të përdoret për të lyer çatitë që të mbajnë shtëpitë më të freskëta.