Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh 30 sekonda pas vdekjes

05/08/2017
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh 30 sekonda pas vdekjes

Thonë se kur një jetë shuhet, një dritë e bardhë e pret pas shkëputjes nga trupi, apo se jeta kalon me shpejtësi përpara syve.





Por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë ndodh në momentin që vdesim. Të paktën deri tani.

Një shkencëtar beson se ka zgjidhur misterin e tmerrshëm të vdekjes dhe thotë se mund të na tregojë ekzaktësisht se çfarë ndodh në 30 sekondat e para pasi vdesim.


Neurologu Cameron Shaw bëri autopsinë e trurit të një gruaje, për të zgjidhur këtë mister dhe zbuloi se:

Humbim sensin e qenies tonë

Për shkak se furnizimi me gjak në tru vjen nga poshtë, truri “ka tendencën të vdesë nga lart poshtë, duke shuar fillimisht karakteristikat kryesore që na bëjnë njeri”, thotë Cameron.

“Sensi i qenies që jemi, sensi jonë i humorit, sëbashku me aftësinë për të menduar, e gjitha kjo vdes në 10 – 20 sekondat e para. Më pas, teksa vala e gjakut vdes qelizat e trurit, kujtimet dhe aftësia për të folur nisin të shuhen”, shpjegon ai më tej.

A ka vërtetë dritë në fund të tunelit?

Po, ka dritë në fund të tunelit, por kjo nuk vërteton se ekziston jeta e përtejme.

Është Zoti? Dr. Shaw dëshiron që interpretimet për këtë t’ia lerë në dorë njerëzve, por ai ka një arsye shkencore përse ndodh një gjë e tillë.

“E dimë nga eksperienca se vizioni i tunelit shkaktohet kur humb papritur gjak në tru. Gjëja e parë që dallon kur të bie të fikët është humbja e shikimit, për të vijuar me errësirën. Ka vend për të diskutuar se kjo është mënyra sesi progreson vdekja, për shkak të këtij mekanizmi, që është ndërprerja e furnizimit me gjak të trurit”.

Eksperti thotë se në të vërtetë nuk mundet që shpirti të lerë trupin dhe ta shohë atë nga lart. Për të, ky është thjeshtë një iluzion që krijon mendja.

“Truri krijon botë vizuale rreth e rrotull vetes që i përngjan realitetit, por që në fakt nuk është realiteti, sepse në të vërtetë personi është i verbër”.

A kalon jeta me shpejtësi para syve?

Po, në fakt gjëja e fundit që mendon përpara se të vdesësh është jeta dhe eksperiencat që ke patur. Shkencëtarët nga Universiteti i Hadassah në Jeruzalem ekzaminuan 7 pacientë të ndryshëm që kishin patur eksperienca pranë vdekjes dhe zbuluan se të gjithë ata kishin parë eksperienca të forta.

Neurologu Cameron nuk është i pari shkencëtar që studion se çfarë ndodh pas vdekjes. Një tjetër studim i realizuar sëfundmi doli në konkluzionin se truri vijon të punojë deri në 10 minuta pas vdekjes./tvklan.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Çfarë ndodh nëse nuk përdorni antidjersë për 1 vit?

Çfarë ndodh nëse nuk përdorni antidjersë për 1 vit?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera