Studimet e fundit kanë zbuluar se duke parë sytë e një njeriu mund të zbuloni nëse janë apo jo të stresuar. Shkencëtarët thonë se bebja e syrit ndryshon shumë shpejt kur ne ndodhemi përpara një situate stresuese. Ata shpresojnë se kjo mund të çojë në shpikjen e një mekanizmi, që të përdoret nga të gjithë shefat për të kuptuar stresin tek të gjithë punonjësit. Ka shumë njerëz që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor dhe më në fund është gjetur një metodë për të matur stresin. Një nga shkencëtarët kryesues të këtij studimi tha se madhësia e bebes së syrit mund të jetë një “çelës” për matjen e stresit. Nga të gjitha matjet, krahasimet e bëra, u zbulua se bebja e syrit ndryshon në mënyrë jonormale kur një njeri është i stresuar. /revistawho.com