Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SHKODER/ Ja cilët janë pedagogët e arrestuar dhe skema e korrupsionit (FOTOT)

21/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
SHKODER/ Ja cilët janë pedagogët e arrestuar dhe skema e korrupsionit (FOTOT)

Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200­ 700 euro. Në vijim të një hetimi disa­mujor, të filluar në bazë të informacionit të Policisë, Prokuroria e Shkodrës ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e personave të përfshirën në veprimtarinë e paligjshme. Masat e sigurisë janë ekzekutuar gjatë mesditës së Hënë (dt. 21.11.2016) nga ana e forcave të Policisë Vendore. Në kuadër të këtij procesimi penal, Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar hetimin proaktiv, në bazë të të cilit është zbuluar roli i personave, si edhe janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ata bashkëpunonin me njëri-­tjetrin, për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë. Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm, raporton “Panorama”. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë:





Të dyshuar për “korrupsion pasiv…”

1. Rokin Dabërdaku, pedagog, zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë


2. Simon Lufi, pedagog, Shef i Departamentit të Historisë

Të dyshuar për “Ushtrim ndikimit të paligjshëm”

3. Vehbi Bala (në rolin e sekserit)

4. Ndoc Deda (në rolin e sekserit)

Të dyshuar për “Korrupsion aktiv…”

5. Brunilda Allushi

6. Vehbi Allushi

7. Renato Trushi

8. Arsen Lekaj

413e829f-4b2c-4a0a-bf66-478030e249a0

4a2f99a3-0540-4f78-ae70-373c4df63f33

 

Tags: arrestimetEmratuniversiteti i shkodres
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
FOTO/ Flori Mumajesi sërish postime të “çuditshme”, cili është “armiku” i tij?

FOTO/ Flori Mumajesi sërish postime të “çuditshme”, cili është “armiku” i tij?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera