Koncerti i këngëtares Dua Lipa në Parkun e Gërmisë në Prishtinë i ka kushtuar shtrenjtë një vajze nga Kosova. Sipas mediave, mbrëmjen e së martës e reja me inicialet A.B. u rrëmbye dhe u dhunua për tri ditë me radhë nga ish-partneri.
Prej asaj nate, vajza ishte dërguar dhe mbyllur në një banesë në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe ishte keqtrajtuar në vazhdimësi.
Deri tani Policia e Kosovës nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. /Blitz.al/







