Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Shkoni në palestër dhe nuk dobësoheni? Ja çfarë të hani para dhe pas stërvitjes

12/01/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A

“Nuk kam ngrënë asgjë gjithë ditën”, “nuk hëngra para se të vija në palestër se dua të dobësohem”, “kam ngrënë vetëm një sallatë në drekë”.
Këto shprehje i dëgjojmë shpesh në biseda tavolinash apo nëpër dhomat e zhveshjes, kryesisht të gocave në palestër. Sipas ekspertëve të fitnesit këto janë zgjedhje tepër të gabuara. Organizmi dhe muskujt tanë duhet të ushqehen vazhdimisht, në mënyrë që të djegin dhe të mos krijojnë depozita dhjami. Zgjidhja ideale do të ishte konsumimi i pesë vakteve të vogla në ditë.





Hani shpesh dhe nga pak
Shumë i rëndësishëm është edhe orari kur zgjidhni t’i konsumoni vaktet tuaja kryesore dhe kryesisht darkën. Në qoftë se zgjidhni që të stërviteni pas orës 7 mbasdite, mundohuni që pas palestrës të hani sa më lehtë (fruta, kos, supë), pasi gjatë natës organizmi djeg më pak.

Çfarë të hamë para se të shkojmë në palestër?
Tostë me bukë thekre, me banane dhe kanellë.
Kjo është një zgjedhje shumë e mirë dhe e shëndetshme përpara se të shkoni në palestër. Ju do të ndiheni të ngopur dhe me më shumë energji.


Jogurt grek
Kosi është i lehtë për stomakun tuaj, ju nuk do të ndiheni të rënduara gjatë aktivitetit fizik.

“Smoothie”
Pijet në formë “smoothie” shërbejnë më tepër si një vakt i ndërmjetëm (snack). Mund ta përgatisni edhe në shtëpi duke përzier në mikser kos me një ose dy lloje frutash.

Qull tërshëre me fruta
Tërshëra është miku juaj më i mirë pasi nuk krijon bezdisje në stomak gjatë stërvitjes. Lëreni tërshërën në kos ose në qumësht disa orë përpara në mënyrë që të zbutet. Përpara se ta konsumoni, shtojini copa frutash.

Mollë me gjalpë bajamesh
Prijeni mollën në feta dhe hidhini sipër pak gjalpë bajamesh.

Çfarë të hamë pas palestrës?
Mish pule (rekomandohet fileto) me perime të pjekura. Mbas palestrës trupi juaj është në gjendje rikuperimi dhe si rrjedhojë ju keni nevojë për shumë lëndë ushqyese.

Omletë me vezë dhe avokado
Vezët janë një burim shumë i mirë proteinash dhe ndihmojnë në rikuperimin e muskujve. Në mënyrë të ngjashme me vajin e ullirit, avokado ndihmon trupin tuaj në absorbimin më të mirë të lëndëve ushqyese.

Salmon me patate të ëmbla
Salmoni ka përmbajtje të lartë proteinash dhe ndihmon në ushqyerjen dhe rikuperimin e muskujve pas stërvitjes.

Sanduiç me bukë thekre, peshk ton dhe spinaq
Peshku përmban pak kalori por është shumë i pasur me proteina. Spinaqi, i cili përveç të tjerash ka përmbajtje të lartë hekuri, ju jep energji dhe forcë për të përballuar me sukses aktivitetin tuaj fizik.

Qumështi me çokollatë
Qumështi me çokollatë ndihmon që të rikuperohen lëngjet e humbura gjatë stërvitjes nëpërmjet djersës, kripërat dhe sheqernat. Pra, të gjithë ingredientët që merren nëpërmjet kësaj pije ndihmojnë në ushqyerjen, rigjenerimin dhe rikuperimin e muskujve. Mos rrini pa ngrënë, as para, as pas palestrës! Muskujt tuaj janë të lodhur dhe të uritur, ata duhen ushqyer, ashtu si dhe vetë ju./revistawho.com

Tags: Palesteeushqim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Fotoja e parë e Elektrës, ja si duket vajza e vogël e këngëtares Arta Bajrami

Fotoja e parë e Elektrës, ja si duket vajza e vogël e këngëtares Arta Bajrami








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera