Juliana Nura ka kaluar një përvojë që do ta mbajë mend gjatë. Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1 ka treguar se është përfshirë në një aksident të frikshëm rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa udhëtonte drejt Zvicrës.
Në disa video të postuara në Instastory, Juliana ka ndarë pamjet e veturës së dëmtuar dhe ka treguar se përplasja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, në Slloveni. Ajo e ka përshkruar ngjarjen si “një ndeshje goxha fatale”.
“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër,” – tha Juliana me ironinë që e karakterizon, duke shtuar:
“Shkova deri nalt te Zoti, po më tha ‘hajt Xhul, si ki renet me ardh pa i shti pitet në treg’.”
Fatmirësisht, ajo nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndonëse makina është dëmtuar ndjeshëm. Në rrëfimin e saj, Juliana pranoi se ngjarja e ka tronditur, por edhe i ka hapur sytë për vlerën e jetës.
“Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë,” – u shpreh ajo, duke shtuar me emocion:
“Njeriu e kupton sa e brishtë është jeta vetëm kur i shikon sytë e vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo frymëmarrje.”








