Prej disa kohësh mediat kanë aluduar se këngëtari Shpat Kasapi është në një lidhje, pasi ai është fotografuar në një lokal në Shkup pranë një vajzë zeshkane që burime të afërta konfirmojnë se ajo është partnerja e tij.
“Vajza quhet Selvie dhe njihet gjerësisht për punën e saj. Në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin dhe ka punuar me fytyra të njohura publike në Maqedeoni. Shpati ka më shumë se një vit që është në lidhje me të”, kanë treguar burime të afërta të çiftit fillimisht për mediat ‘online’ në Kosovë.
Së fundmi këngëtari ka ndarë një foto të tij, ku duket se pas kamerës ka qëndruar e dashura.
“Foto nga dashuria ime”, ka shkruar Shpati.
Mbase pas këtij mbishkrimi nuk do të jetë i largët momenti kur këngëtari do të ndajë një foto së bashku me vajzën që i ka marrë zemrën.
https://www.instagram.com/p/CHDTr65jlUI/?utm_source=ig_embed








