Kristi mbrëmjen e djeshme në prime ka pasur një përballje për historinë që ka lënë jashtë dhe raportin me Keisin.
Ai u shpreh se është ndarë kur është futur në “Big Brother Vip”.
Ai theksoi se nuk e pengon asgjë për të vazhduar një romancë me Keisin.
Por duket se i ati i Keisit, Sabiani nuk është i bindur nga deklaratat e Kristit dhe nuk e aprovon si romancë.
Nëpërmjet disa postimeve në “Instagram” Sabiani shprehet.
Gënjeshtra sheshit nga Kristi. E dashur, jo “ish” Arbana. Dhe mos i prisni klipet sipas dëshirës tuaj. Kristi ka thënë kam lidhje jashtë dhe unë vazhdoj me atë vajzë dhe do vazhdoj. Nga unë nuk vjen ndarje, jam besnik.
Sabiani ka shpërndarë bisedat mes Kristit dhe të dashurës së tij jashtë, të cilat janë publikuar nga kjo e fundit.
Bisedat tregon se Kristi ka biseduar me të ditën që është futur në shtëpinë e “Big Brother”. Nga biseda duket se ata nuk i kanë dhënë fund lidhjes që kanë pasur.
Sabiani shprehet se nuk do lejojë njeri të përfitojë nga naiviteti i vajzës duke shtuar se nuk ka besim se ajo që po ndodh mes tyre.
“Me kane ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shume njerez te cilet presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, perkundrazi me ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj me e madhe. Por jane disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd te perfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin per show. Se dyti nuk jam kunder dashurise ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe se fundmi nuk mund te dali nje ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e te luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet”, ka shkruar ai.









