Ka filluar të përhapet shumë mes të yjeve në Instagram. Bëhet fjalë për trendy-n më të ri të selfie-ve, #shoefie. Të bësh një foto të tillë duhen tre elemente që shoefie tuaj të duket perfekte: Një palë këpucë të mira, aq më mirë nëse janë firmë, një pozicion i mirë dhe një vend i mirë si p.sh një divan ose tapetë.
Kendall Jenner, Irina Shayk, Adowa Aboah janë disa nga yjet e para që kanë realizuar këto #shoefie në Instagram. Ndërkohë që Kendall dhe Adwoa zgjedhin t’i bëjnë këto selfie më formale, Irina i bën ato në versionin sexy me një lakuriqësi të plotë dhe me një palë çizme Versace.