Jo çdo kush do të mund të tregonte se sa janë të ardhurat reale të tij, por reperi Noizy është treguar i sinqertë.
“Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert”, ka deklaruar Noizy në emisionin “7 ditë pa Ermalin”. Një shumë e paimagjinueshme, nëse kujtojmë se vetëm në muajin korrik, Noizy ka plot 31 koncerte, sipas datave të publikuara në Facebookun e tij. Pra vetëm në korrik, ai fiton plot 465 mijë euro.
Por edhe nëse llogarisim sezonin më të varfër për koncerte, në shtator apo tetor kur Noizy mund të ketë mbrëmje koncertore vetëm në fundjavë, 8 koncerte secili me nga 15 mijë euro i thonë 120 mijë euro.
Nderkaq, menaxherët nuk i mbajnë asnjë përqindje, sepse Noizy e menaxhon vetë veten.







