Në episodin e fundit të “Fan Club”, një mik i ngushtë i Gjestit u shfaq për herë të parë në studio, duke ndarë detaje të reja për jetën e tij jashtë kamerave.
Duke u ndalur te Djellza, ish-e dashura e Gjestit, ai tregoi se marrëdhënia e tyre tashmë i përket së shkuarës, por ajo ka qenë një figurë mjaft e përfolur kohët e fundit, si brenda shtëpisë së “BBV”, ashtu edhe jashtë saj.
“Djellza është ish e dashura. Kanë bashkëjetuar bashkë, janë ndarë secili në rrugët e veta. E di që me të është kryer çdo sen. Djellza nuk ka komentuar fare me ne për sa përket hyrjes së tij në Big Brother VIP” – tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur më kontakt me të pas ndarjes.
Në vijim, ai foli për ndryshimet në preferencat e Gjestit, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet:
“Sa i përket shijeve të tij, ai është si koha, ndryshon. I ndryshon shija me kohë. Ama në kohën sa ka qenë jashtë. Mendoj se Egli është kohë me diell, krejt e dimë për Xhentën.”
Gjithashtu, ai hodhi poshtë spekulimet që janë bërë rreth Gjestit, duke theksuar se gjatë momenteve të vështira, Djellza ka qenë një mbështetje për ta.
“Është e vërtetë ça ka fol me Gjesti për Djellzën. Kemi qenë gjithsej 5 miq, ndihma ka qenë kur kemi pasur kohë të këqija, dikush nuk ka pas punë. Ka qenë një kohë kur Gjesti nuk ka pasur të ardhura. Njerëzit kanë dhënë deklarata të pavërteta për Gjestin, nuk kam pasur asnjë kontakt me Djellzën që prej kohës që janë ndarë. Unë Djellzën e kam respektu prej Gjestit, nuk e mohoj asnjëherë ndihmën prej saj. Deklaratat për dhunë, nuk mendoj se ka nevojë për komente. Secili çift ka mosmarrëveshje.”








