Arbana Osmani shihet shpesh e shoqëruar nga mikesha e ngushtë e saj, dikur edhe kolegia, kostumografja Redona Nallbani.
Edhe pse kjo e fundit prej disa kohësh është larguar nga Top Channel, ato vazhdojnë të frekuentohen me njëra tjetrën si pasojë e një miqësie të lindur këtu e shumë vite më parë .
Por, ajo çfarë të bën përshtypje, është se dy ish-koleget dhe miket e ngushta, kanë një ngjashmëri të dukshme me njëra tjetrën, qoftë sa i takon tipareve ashtu edhe look-ut. Ato kanë të njejtën buzëqeshje, madje po të shikosh foton në fjalë, më shumë mund të mendosh se janë motra dhe binjake madje, se sa shoqe.