Një deklaratë e rrallë për një kolege është bërë sot nga një prej zërave më të vlerësuar në botë, Adele. Ajo ka shprehur një vlerësim të jashtëzakonshëm për yllin Beyonce e cila sapo ka publikuar albumin e saj më të fundit. Përmes një postimi në Instagram ajo e ka cilësuar kolegen si një nga njerëzit më frymëzues që njeh e madje ka falenderuar Zotin që e krijoi.