Aktorja Renee Zellweger ka publikuar një tekst në të cilin ka shkruar se fytyra e saj nuk ka ndryshuar dhe se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në të.
E gjithë kjo ka nisur lidhur me një thashethem të një operacioni të mundshëm të saj në vitin 2014, kur aktorja bëri një paraqitje publike e në të cilën u duk mjaft e ndryshuar.
”Kjo nuk është puna e askujt, dhe unë nuk e kam ndryshuar fytyrën time, apo të bëj operacion sytë. Ky fakt nuk i intereson askujt në të vërtetë, por kjo është diskutuar aq shumë mes gazetarëve saqë tema është kthyer në një bisedë publike e mjaft konfuze”-është shprehur aktorja.