Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shpërthen Arnida Çapi: Boll më quajtët seksi, jam intelektuale

25/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Shpërthen Arnida Çapi: Boll më quajtët seksi, jam intelektuale

Avokatja e njohur Arnida Çapi duket tejet e revoltuar me median. Në një status të publikuar në ‘Facebook’ ajo ka përdorur një gjuhë të ashpër kundrejt gjithë mediave, të cilat kur shkruajnë për të e cilësojnë si avokatja seksi. Ajo kërkon të vlerësohet për atë çka bën, për intelektin e saj dhe jo për pjesën e të qenit seksi. Për më shumë lexoni statusin e Arnidës:





Unë, “Avokatja Sexy”. Të jesh tërheqës seksualisht. Cdo specie evoluon në drejtim të së bukurës dhe në drejtim të aftësimit intelektual. Dhe të gjithë përpiqen për tu dukur sa më mirë. Vishen bukur, punojnë për të qënë të paraqitshëm, hanë shendetshem, bejne sport, palester, frekuentojne sallone bukurie, blejne dhe përdorin makiazh. Të gjithë përpiqen të duken bukur dhe të jenë të pëlqyeshëm, përpiqen cdo ditë por ama për të tjerët të njëjtën përpjekje e quajnë të turpshme. Dhelprën me rrushtë na i shpjegon psikoanaliza, se sa e rrezikshme është xhelozia femërore dhe akoma më e rrezikshme se ajo, është inferioriteti mashkullor përball femres qe nuk e arrin dot. Ndërsa Frojdi na ka shpjeguar se si ndrydhjet seksuale në moshë të hershme apo eksperiencat e këqija jetesore seksuale prodhojnë devijanca në sjelljet e mëvonshme, dhe vet në karakter. Cfarë po ndodh me një pjesë të mediave që prodhojnë lajme “me sexy”. Kjo sexy, ajo sexy, avokatja sexy, ministrja sexy, deputetja sexy, aktorja sexy, femra sexy, etj.. tregon se ka një babëzitje për sex, pra deficencë sexuale. Gjithcka kthehet në sex, shitet me sex, sulmohet me sex, pra, sexy si një nga instiktet bazike përbën akoma lajm ekskluziv. Prodhon vëmëndje, klikime? Vëmëndja krijohet, orientohet, ndryshohet. Të dashur njerëz, të jesh sexy nuk është turp. Të gjithë bëjnë sex. Falë saj jemi lindur, sikurëse të gjithë plotësojnë nevojat e tjera bazike që mundësojnë mbijetesën e species. Disa edhe mund të mos bëjnë për arsye të ndryshme, por kjo ska të bëjë me moralin. Sexy ska të bëjë me moralin. Karakteri ka të bëjë me moralin. Të jesh i vërtetë me veten dhe t’i qëndrosh besnikërisë së marrveshjeve ka të bëjë me moralin. Prandaj, hiqeni nga mëndja se po i thatë dikujt sexy e keni fyer, apo keni fyer këdo që bashkëpunon me të. Po pse jemi specie superiore, ne, dhe falë kësaj edhe ju? Për shkak se kemi lëvizur nga vrepimet bazike te mëndja, të intelekti. Atëherë, flisni për njeriun. Boll bëtë lajme për gjëra bazike. Jetoni në Tiranë dhe bëni media fshatareske. Filloni të formoni opinione, të ngrini diskutime. Trajtojeni individin si subjekt, pra me të drejta për shkak të intelektit, jo si objekt. Vlerësojeni për atë që bën jo për atë që ka lindur apo që duket. Te jesh tërheqës seksualisht apo të jesh e bukur e thoni sikur më keni fyer. Më keni fyer moralin apo intelektin? Më keni fyer që jam femër? Pse nuk shkruani për meshkujt që janë sexy? Dhe unë duhet të intimidohem prej jush sepse më thoni sexy? Cfarë keni thënë me “avokate sexy”? Keni thënë se dukem tërheqëse seksualisht. Dhe keni thënë një gjë që ska lidhje me punën që bëj. Clidhje ka ngjyra ime e syve me punën time? Cfarë dini ju për mua? Sdini asgjë dhe shkruani pa ditur asgjë. Nëse doni të dini më pyesni dhe do ju tregoj për atë që jam jo për atë që ju doni të shihni. Ja ku po ju flas pak për veten, Kam investuar në intelekt dhe karrierë, jam diplomuar ekselente, kam marrë nga përvoja e njerëzve të sukseshëm dhe kam krijuar një punë të sukseshme. Më pëlqen cdo gjë e bukur, më pëlqen të kërkoj dhe ta gjej të bukurën kudo, brënda njeriut, në natyrë dhe në cdo gjë që një mëndje e palimituar mund të krijojë. Kujdesem për veten, sepse jam detajiste dhe kam kërkesa të larta ndaj vetes për cfarë bëj. Po, sipas disave jam sexy. Besoj se është vlerë e shtuar për mua si individ, por që nuk ka lidhje me jetën time profesionale. Ju mund të vazhdoni të korrni grurin e fshatit tuaj për ata që ju ndjekin, por kurrë sdo jeni në gjëndje të drejtoni intelektin. Pushteti, të dashur gazetarë të medias, është përgjegjësi. Dhe pushteti juaj i medias është përgjegjësi për të vërtetën dhe për të kontribuar për shoqërinë tuaj me opinione të vërteta dhe modele positive. Kush jam unë që ju them këto? Jam një individ që jam dhunuar nga injoranca dhe dashakeqsia juaj, jam ajo që ju nuk njihni. Por, nëse truri juaj proceson me gjykime pa njohur kjo është sëmundje e arsyes, nuk është as paragjykim. Në dimensionin e kubit, katrori është i rrafshët, e derisa nuk më njihni, un mund edhe t’ju injoroj. por e vlerësova të nevojshëm ktë gjykim, jo thjesht si përgjigje për rastin, që tashmë është bërë sjellje e vazhdueshmenga ana juaj, por si qëndrim ndaj një kauze, për të drejtat e individit e të femrës shqiptare.


Tags: Arnida Capi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
FOTO/ Festë në shtëpinë e Sinan Hoxhës, Ansi mbush 6 muaj

FOTO/ Festë në shtëpinë e Sinan Hoxhës, Ansi mbush 6 muaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera