Seksi me Andrea Iannonen? Belen Rodriguez nuk heziton aspak të tregojë detaje të nxehta nga intimiteti me të fejuarin. Piloti nga 0 në 10 ka marrë një notë 11 nga bukuroshja argjentinase e ftuar në një program televiziv. “Është i shpejtë në krevat ashtu si në pistë?” e ka pyetur prezantuesi. “I jap një notë 11”, ka pohuar Belen. Më tej ajo ka rrëfyer të tjera detaje nga njohja me pilotin. “Nuk e kisha idenë kush ishte derisa më dërgoi një mesazh në “Whats app”. Madje i bëra ‘block’”, është shprehur ajo. Në fund ylli i televizionit ka deklaruar se është e dashuruar si gjithnjë duke nënvizuar: “Ai nuk ka asnjë difekt!”./ revistawho.com







