Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme e gjithashtu më të përfolura në industrinë e muzikës botërore. Bëhet fjalë për Madonnën, e cila në një intervsitë për ‘Harper’s Bazaar’ ka deklaruar se gjithë jetën është ndjerë e paragjykuar. “Gjithmonë jam ndjerë e paragjykuar dhe e shtypur. E di që shumë njerëz do të thonë se është qesharake që unë ta them këtë gjë, pasi jam e suksesshme, e pasur dhe e bardhë. Por, gjatë gjithë karrierës jam sulmuar vetëm sepse jam femër dhe për faktin se kam jetuar siç kam dashur. Kam pasur të dashur që kanë qenë 3 dekada më të rinj se unë dhe kjo i bezdis njerëzit”, u shpreh ajo. “Më duket se çdo gjë që bëj, i bezdis njerëzit”, shtoi Madonna.
58-vjeçarja ka pasur të dashur 25-vjeçarin Aboubakar Soumahoro, 29-vjeçarin Timor Steffen dhe 29-vjeçarin Jesus Luz.