Fidan Bejtani me origjinë nga Kosova, vuri në rrezik jetën e tij për të shpëtuar 20 fëmijë në një park lojërash të cilët po kërcënoheshin nga një grua që mbante një thikë në dorë. Gruaja ka tentuar të sulmojë grupin e fëmijëve që ishin duke luajtur, por Bejtani është treguar më i shpejtë. Menjëherë sapo ka parë veprimin e saj, ai është munduar ta ndalojë duke u përplasur fizikisht me të. Ky veprim ishte shumë i guximshëm dhe është vlerësuar nga e gjithë Suedia. Ai u nderua me çmimin “Hero i Vitit 2018”.Gjithashtu futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç e ka falenderuar në emër të popullit suedez. /revistawho.com