Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SHQIPERI/ Funerali ‘i turpit’ të një vajze, vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën

16/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
SHQIPERI/ Funerali ‘i turpit’ të një vajze, vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën

Familja Çanaku në fshatin Kryekuq të Divjakës e ka patur të vështirë të hapë këtë të martë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Jonidën, vajzën e vogël të shtëpisë, të ndarë nga jeta 3 ditë më parë. Ka qënë e vështirë për familjarët të pranojnë lidhjen e vajzës me 65- vjeçarin Sokrat Shano, i cili ishte i dashuri dhe vrasesi i saj ne fund. Të afërm tregojnë për Top Channel se familja ishte përpjekur vazhdimisht ta shkaterronte atë lidhje, por e ndjera nuk ka pranuar. Historia e nisur 3 vjet e gjysmë më parë, e ka detyruar të renë të ndërpresë edhe fejesën me një tjetër djalë. Këtë herë, Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Shanon, por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen. Jashtë kameras, banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Vetëm 25 vetë e përcollën atë. Por krejt e kundërta ndodhi në fshatin përballë, Krutje të Siperme, rreth 20 minuta larg, ku dyert e mortit janë hapur prej të hënës me familjen, gruan Margaritën dhe dy fëmijët e tyre, që presin e përcjellin njerëzit. Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re. Sokrat Shano, vrau duke e mbytur 29-vjeçaren më 13 gusht. Para se t’i jepte fund edhe jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij. /tch/






Tags: funeralijonida canakauturpVrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…
Breaking News

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
Next Post
FOTO/ Ish- e fejuara seksi e Getoarit, zbulon një sekret…

FOTO/ Ish- e fejuara seksi e Getoarit, zbulon një sekret…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera