Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Shqipëria ka njerëz me shpirt dhe fizik të bukur”, Jason Derulo do të ndezë Tiranën!

09/08/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Shqipëria ka njerëz me shpirt dhe fizik të bukur”, Jason Derulo do të ndezë Tiranën!

Një nga këngëtarët më të dashur nga shijuesit e muzikës në botën mbarë, Derulo, ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur një koncert, që premton atmosferë elektrizuese në stadiumin “Selman Stermasi”.





Në një konferencë për mediat Derulo zbuloi pak nga detajet se si është konceptuar organizimi, ndërsa publiku do të udhëtojë bashkë me të drejt hiteve të dikurshme e deri te produksionet e sotme.

“Do të jem së bashku me disa këngëtarë, më të mirët nga mbarë bota e me disa kërcimtarë. Do të jetë vërtet një super show . Unë mendoj që do të jetë një koncert shumë special, ndryshe nga ata në të cilët kam performuar deri më tani. Do performoj disa nga hitet e mia, që do ta kthejnë publikun në të shkuarën, por gjithashtu do të interpretoj edhe këngë të reja. E di që publiku do të këndojë së bashku me mua”.


I rikthyer në Shqipëri, Jason Derulo çmon njerëzit, frymën e mirë dhe ushqimin.

“Kam qenë në Shqipëri edhe më parë. Kam kaluar një kohë të bukur këtu. Vendi juaj ka njerëz me shpirt dhe fizik të bukur. E di çfarë më pret edhe këtë herë. Ajo që më pëlqen tjetër është ushqimi. Pata një përvojë të jashtëzakonshme me ushqimin sot”.

Bashkëpunimin me Majkëll Buble dhe këngën Spicy Margarita e vlerëson si një nga më të mirët dhe e di që pëlqehet shumë në Shqipëri.

“Majkëll Buble mbetet një nga këngëtarët e mi më të parapëlqyer. Megjithëse kemi ide të ndryshme për këngë të ndryshme, ndonjëherë kur dëgjon një produksion muzikor për herë të parë thua oh tingëllon për bukuri. Bashkëpunimi ishte pak ndryshe sepse ai ma dha idenë. Ai tha Jeson, ti je gjeni. Kështu ndodhi bashkëpunim i jashtëzakonshëm, erdhi në kohën e duhur. Mendoj që është një nga njerëzit më të mirë në planet”.

Jason Derulo tregohen se edhe me këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare si Rita Ora e Bebe Rexha ka një relatë fantastike.

“Me Ritën isha në “The voice” në Austri. Shpenzuam një kohë të mirë atje. Beben e njoh kam pasur fatin ta takoj nga afër. Tani mësova edhe që ju i thoni Bebe Rexha, unë i thërrisja BIBi, por Rexha nëse e shqiptoj mirë, kështu do t’i thërras tani. Ku i dihet me këngën e duhur, në kohën e duhur pse jo do të bashkëpunoja me këngëtaret shqiptare për të sjellë hite”.

Koncerti i Jason Derulos do të mbahet të premten në mbrëmje në stadiumin “Selman Sermasi” në qytezën e spektakleve, Spectapolis.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin
Breaking News

“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin

07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
Next Post
U aludua për një ribashkim me “bebin”, reagon Blero!

U aludua për një ribashkim me “bebin”, reagon Blero!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera