Skiatorja Laura Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë ka zënë vendin e parë në eventin për garën e Kupës së Botës në ski të mbajtur në Sant’Anton të Austrisë. Laura ka marrë titullin e lartë të kampiones së botës për të reja. Tashmë vendi ynë përfaqësohet me një kampione bote në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.








