Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës.
Shkodra Elektronike arritën të sigurojnë një vend të merituar në finalen e madhe me performancën e tyre energjike dhe të veçantë të këngës “Zjerm” gjatë gjysmëfinales së parë të mbajtur sonte.
Beatriçe dhe Kolë rrëmbyen vëmendjen e publikut evropian dhe votat e mjaftueshme për të kaluar në finalen e madhe.