Opinionistja e njohur e Big Brother Fan Club dhe ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, nuk po i ndahet skenës së reality show-ve
Në një InstaStory të fundit, ku po komunikonte me ndjekësit për ngjarjet e fundit që ndodhin pas 8 të Big Brother, një prej fansave i kishte shkruar: “Ti je nona e Bigut!”.
Shqipja, e njohur për përgjigjet e saj të drejtpërdrejta, nuk e la pa koment këtë mesazh, duke bërë një paralajmërim interesant. Ajo la të kuptohej se mund të rikthehet në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania.









