Tё premten nё mbrёmje nё pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ shqiptarёt festuan fitoren e boksierit tё njohur Gjetan Keta dhe kickbox-ierit Kristian Prenga. Ky i fundit u ndesh me rivalin e tij nga Greqia, Vasilis Karagianidis dhe ka dalё fitues nё kategorinё pёr 100 kg, duke marrё titullin e madh nё rang ndёrkombёtar. Ndёrsa Gjetan Keta fitoi titullin interkontinental nё WBC, duke mundur kundёrshtarin turk, Turgaj Uzun, qё nё raundin e 5 nga 12 qё ishin.