MTV Europe Music Awards ka mbledhur bashkë këngëtaret e njohura shqiptare. Moderatorja e eventit muzikor do të jetë Rita Ora, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë disa këngë, ndërsa Dua Lipa është e nominuar së bashku me to për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për ta fituar këtë çmim garon edhe artistja tjetër shqiptare e famshme, Dua Lipa. Nga ana tjetër, për katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar rep-artistja, Loredana.








