Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shqiptarja rrëfen orët e tmerrit në Paris…

14/11/2015
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Shqiptarja rrëfen orët e tmerrit në Paris…

Drejtorja e njësisë së hulumtimit dhe komunikimit në kryeministri Falma Fshazi, është një prej shqiptareve që u ndodh në Paris gjatë sulmeve terroriste. Shefja e komunikimit në kryeministri thotë se këto sulme goditën një prej qyteteve simbol të lirisë e demokracisë, siç është Parisi.
“Padyshim që po goditet Europa, po goditen vlerat demokratike, kurajoja për të bashkëjetuar në harmoni me të ndryshmen. Gjithë itinerari që është sulmuar jetojnë njerëz të origjinave të ndryshme, njerëz mendjehapur dhe të mendimeve liberale. Një mesazh i qartë vlerave demokratike që duhen mbrojtur me çdo kusht. Është goditur njerëzimi sot, historia e një përpjekjeje për demokraci. Pas Charlie Hebdo kishte shumë debate por Franca nuk mori represive kundër të drejtave të njeriut për të bërë ndërhyrje në banesa private apo radikale. Kjo që ndodhi është e dhimbshme sepse Parisi është simboli i lirisë dhe u sulmuan disa vlera që janë vlerat e shpresës për të ardhmen”, – shprehet ajo.





Fshazi tregon çastet e ankthit që përjetoi si dhe itinerarin që ka përshkuar në vendet ku ndodhen sulmet.

“Ka qenë një natë tmerri që nuk besoj se do shpjegohet as me filma e dokumentare për shkak të thellësisë të organizimit kriminal, për shkak të thellësisë së keqes që panë sytë e parizienëve. Bashkë me bashkëshortin tim u ndodhëm në gjithë itinerarin e ngjarjes së rëndë. Qëlluam të ecim në këmbë drejt piacës së Republikës prandaj patëm fatin të arrijmë 10 minuta më vonë pas vrasjeve në kafenenë, pikërisht atëherë kur po viheshin shiritat e policisë. Menduam të ktheheshim me metro në shtëpi pasi pamë situatën alarmante por metrotë u bllokuan. U detyruam të marrim biçikleta dhe të bëjmë një rrugë shumë më të gjatë për të shkuar në shtëpi. Kaluam edhe paralel me Bataclan ku ne nuk ishim koshient që po ndodhte një tjetër tmerr aty gjatë koncertit. Jashtë nga Rysharon ku ka ndodhur më vonë një tjetër sulm e deri kur erdhëm në shtëpi, gjithë ai itinerar ishte si një skenë filmash terrori dhe aksioni policor ku Parisi po sulmohej njëkohësisht në disa pika. Gjithë parizienët por edhe ne e kemi marrë vesh pastaj hap pas hapi se çfarë po ndodhte dhe sidomos shumë vonë morëm vesh çfarë ndodhi në stadium teksa Franca po luante me Gjermaninë”, rrëfen Falma.


Fshazi thotë se Franca nuk ndodhet në një shtetrrethim por thjeshtë janë marrë masat e nevojshme ndërsa policia ruan gjakftohtësinë.

“Sot nuk është një shtetrrethim. Policia dhe gjitha forcat e tjera janë shumë gjakftohtë dhe orientonin njerëzit me një qetësi shumë të habitshme, një qetësi e jashtëzakonshme për një vend që është ndërkohë në sulm të njëkohshëm në disa pika. Sot Parisi është i qetë por shumë i trishtuar. Është i plagosur rëndë në zemër. Ka më pak lëvizje se zakonisht, është një ditë e ngrirë dhe shumë gri në Paris. Policia është prezente por nuk është presioni i një shtetrrethimi sepse Franca nuk kundërpërgjigjet duke krijuar një atmosferë frike në Paris. Masat janë marrë natyrisht, shkollat janë të mbyllura ndërsa ditën e hëne do ketë një minutë heshtje kombëtare. Ka njerëz që shkojnë në vendet që u sulmuan për të venë qirinj. Është një situatë më e qetë se kur u sulmua Charlie Hebdo”, – përfundon Fshazi.

 

Tags: falma fshaziParissulm terrorist
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Shkëndije Mujaj kalon çdo limit…

Shkëndije Mujaj kalon çdo limit...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera