Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Shtatë gjëra që duhet t’i mbani larg qenit tuaj këtë pranverë

12/03/2016
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A

Do të jenë të shumtë piknikët që ju presin këtë pranverë dhe verë e me siguri, bashkë me shportën plot ushqime, shumë prej jush do të marrin me vete dhe qenin e tyre. Por duhet të bëni kujdes dhe ta mbani mikun tuaj sa më larg gjërave që e rrezikojnë… Mirë apo keq, qentë tanë kalojnë një pjesë të madhe të kohës në shtëpitë tona dhe shumë gjëra, në dukje aspak armiqësore, mund të kthehen në rreziqe të forta për shëndetin e tyre. Aq më tepër nëse kemi parasysh që ata tentojnë të kafshojnë pothuajse çdo gjë që nuhasin turinjtë e tyre.





  1. Çokollata. Kaq e pasur në antioksidantë të mirë për njerëzit dhe kaq e dëmshme për qentë, të paktën për disa raca të caktuara. E nga ana tjetër duket se ata çmenden për të. Alkaloidet methylxanthine, një nga përbërësit e çokollatës, në gjendje të ndikojnë tek arteriet e të shtojnë rrahjet e zemrës, janë shkaktarët kryesorë që e kthejnë çokollatën e pafajshme, në kërcënim për jetën e këlyshëve tanë.
  2. Hudhra mund të shkaktojë të vjella, anemi e diarre apo të dëmtojë mëlçinë, kështu që asnjëherë mos i jepni kafshës suaj ushqim që mund ta përmbajë, përfshirë dhe ushqimet e fëmijëve.
  3. Qepët, po ashtu, mund të dëmtojnë mëlçinë e të shkaktojnë anemi e diarre.
  4. Anti-ngrirësi që përdorni për makinën tuaj, mund t’u ndalojë plotësisht funksionin e veshkave, por ja që duket se qentë e adhurojnë shijen e tij.
  5. Kokrrat anti-molë. Kimikati kryesor përbërës i tij, naftalina, është jashtëzakonisht helmues për qentë. E në të njëjtën kohë, kujdes nga ushqimet e gatshme të qenve që janë të ngjyrosura artificialisht, sasia e madhe e sodiumit apo konservuesve.

Jashtë shtëpisë

Shëtitjet në natyrë janë të domosdoshme për kafshët, po aq sa ripërtëritëse për ne. Por bimësia, në disa raste mund të kthehet në rrezik.


  1. Kërpudhat p.sh. mund të shkaktojnë dhimbje barku, dëmtim të mëlçisë, veshkave apo edhe anemi. Sigurisht, jo të gjitha llojet e kërpudhave kanë këtë efekt, shkruan Living. Megjithatë, tregohuni gjithmonë vigjilent nëse këlyshi juaj afrohet për të nuhatur kërpudhat e egra.
  2. Pemët e mollës apo të qershisë. Ndërsa fruti duket të jetë i padëmshëm, ndodh krejtësisht e kundërta kur vjen fjala për gjethet apo rrënjët e tyre. Ndaj mbajeni qenin larg prej tyre. /Telegrafi/

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
Next Post
Venera Lumani shtatzënë?  Lindin dyshimet e para

Venera Lumani shtatzënë?  Lindin dyshimet e para








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera