• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shtatzënë sërish? Chrissy Teigen përgjigjet në mënyrën më ironike ndaj fansave

Rreth 4 muaj më parë modelja e njohur, Chrissy Teigen u bë nënë për herë të dytë. Pavarësisht se ka kaluar kaq pak kohë, fansat mendojnë se ajo është sërish shtatzënë. Në parakalimin e tapetit të kuq të ‘Emmy Awards’ tërhoqën vëmendjen linjat e modeles të cilat ngritën dyshimet për shtatzëni. Pyetjet e fansave në ‘Twitter’ ishin të shumta dhe prandaj Chrissy nuk mundi të qëndronte pa një përgjigje. “Sapo linda një fëmijë, por faleminderit për respektin”, – u përgjigj Teigen me ironi ndaj atyre që dyshonin për shtatzëni. E gjitha kjo vjen vetëm prej faktit se Chrissy ka vendosur që të mos jetë më aq shumë e fiksuar me linjat e saj trupore si pjesa më e madhe e vajzave të njohura. Pas lindjes së djalit ajo ka thënë se më shumë rëndësi do i kushtojë lumturisë së saj dhe të ndjerit mirë me veten. /revistawho.com