Kylie Janer dhe historia e saj e shtatzënisë janë kthyer ne një telenovelë të vërtetë. Detaje të reja dalin çdo ditë, disa tregojnë se Kylye është shtatzënë e disa të tjera tregojnë të kundërtën. Së fundmi pas ardhjes në jetë të fëmijës së Kim nga nëna surrogate e saj, fansat filluan të dyshojnë se ajo e cila mbajti në bark fëmijën e Kim ishte pikërisht motra e saj Kylie. Megjithatë janë disa detaje të cilat tregojnë se 22-vjeçarja vazhdon të jetë shtatzënë dhe pritet të lindë në muajin mars. Një krevat bebi është fotografuar në shtëpinë e saj. Në foto duken 3 persona të cilët po e montojnë krevatin e vajzës së Kylie, ndërsa dy truproja janë në vëzhgim.