Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Shtatzënia, ja si ta përballoni vapën

10/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Shtatzënia, ja si ta përballoni vapën

Këshilla – Temperaturat e larta të kësaj periudhe janë të padurueshme por edhe të rrezikshme, e sidomos për gratë shtatzëna. Për këtë ne po ju paraqesim disa rregulla antivapë, për këdo që do të ndihet mirë





Shtatzënia është një fazë shumë e lumtur për jetën e çdo femre. Me gjithë ndryshimet psiko-fizike, koha e pritjes së një fëmije është e paharrueshme. Por gjatë saj nuk mungojnë as probleme të ndryshme. Për shembull, tensioni i lartë i gjakut, pagjumësia, dehidratimi, këmbët e fryra, nervozizmi dhe…vapa. Kjo e fundit është një problem më vete në këtë stinë. Gjithsesi ekzistojnë mënyra se si mund t’ia dilni mbanë nëse jeni në fazën e pritjes së ëmbël…

Dehidratimi – Të marrësh lëngje të mjaftueshme është veçanërisht e vështirë në muajt e nxehtë. Zakonisht duhet të pini dy litra lëngje çdo ditë, por në verë, duhet ta shtoni sasinë për çdo orë që kaloni në të nxehtë, sepse kaq janë dhe lëngjet që nxirrni jashtë trupit me anë djersitjes.


Këshilla – Provoni pijet me akull, si uji i ftohtë mineral, me lëng mangoje dhe limoni. Mangoja ka shumë vitamina C dhe hekur.

Fryrja – Edemat mund të përkeqësohen gjatë verës, duke shkaktuar fryrje të kyçeve dhe këmbëve.

Këshilla: Për të ulur ënjtjen, ngrini këmbët lart, sa herë të mundeni, mbi tryezën e punës apo sallonit, nëse nuk ka njerëz rrotull. Përtypni selino, qitro ose copa të vogla majdanozi, të cilat mund të veprojnë si diuretikë natyralë.

Vapa e madhe! Ju djersitni tej mase, jeni fryrë shumë dhe era e djersës është e padurueshme.

Këshilla: Freskohuni, lahuni sa më shumë. Uji është miku më i mirë i nënave të ardhshme, ndaj mos iu ndani notit. Një zhytje pasditeve jo vetëm që ul temperaturën e trupit, por lehtëson stresin, organet e shtypura dhe gjithashtu vë trupin në lëvizje. S’keni pishina afër? Provoni ‘pishinat’ plastike për fëmijë. Për t’u ndier sa më rehat dhe freskët, zgjidhni veshje të gjera dhe me ngjyra të lehta. Veshjet e lirshme lejojnë djersën të avullojë, sidomos në pjesën poshtë dhe mes gjoksit, duke parandaluar skuqjet e padëshirueshme.

Mërzia – Cila është mënyra më e thjeshtë për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit? Rrini brenda, në ambiente me ajër të kondicionuar. A do të thotë kjo mërzi pa fund? Jo domosdoshmërisht!

Këshilla: Nëse nuk e keni bërë akoma, abonohuni në paketat televizive dhe ndiqni filmat komikë, kanalet me tematikë udhëtimesh apo stil jetese, si për shembull në Digitalb. Ose mund të merrni DVD. E mbani mend filmin “Babai i nuses”, ose “I vetëm në shtëpi”? Filmat komikë e romantikë janë një ide e mirë për t’ia kaluar bukur në shtëpi./opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Getoari me makinë të re, ja sa kushton ajo

Getoari me makinë të re, ja sa kushton ajo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera