Los Angeles, shtëpia e famshme e Hollivudit, është përfshirë nga një situatë emergjente ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të shuar flakët që po përpijnë qindra hektarë tokë në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth.
Mes tyre ndodhet edhe rezidenca e modeles shqiptare Angela Martini, e cila shpesh ka ndarë momente nga jeta në këtë shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre.
“Kalifornia, shtëpia ime po digjet!” shkroi ajo në një postim në Instagram ndërsa fare pak më vonë ajo lajmëroi se sëbashku me familjen e saj po evakuoeshin.
Në një nga postimet, ajo shprehu shqetësimin e saj mbi mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme, duke ngritur pyetjen nëse SHBA mund të jetë nën sulm.
Los Angeles, një nga qytetet më të populluara në SHBA, përballet me sfida të mëdha për shkak të strukturës së tij urbane dhe pronave luksoze që ndodhen në zonat e rrezikuara. Mes yjeve që kanë humbur shtëpitë e tyre janë Billy Crystal, Paris Hilton, Mandy Moore, Eugene Levy, Anna Faris, Cary Elwes, Spencer Pratt dhe Heidi Montag, James Woods, Diane Warren, Cameron Mathison, Ricki Lake, Leighton Meester dhe Adam Brody.