Shtëpitë prej xhami nuk janë vetëm mbresëlënëse në aspektin arkitekturor, por janë krijuar të tilla për të shijuar edhe atmosferën jashtë shtëpisë. Këtë ndjenjë unike nuk mund t’ia mohonte vetes ylli i ‘Tv Show’-t “Two And A Half Men”. Aktori e bëri të tijën shtëpinë e dizenjuar nga Jeffrey dhe Rochelle Mills, në fillim të vitit 2011. Qëllimi i Ashton si fillim ishte ta merrte me qira majën e kodrës, bashkë me atë që shumë shpejt do të bëhej shtëpia e tij e beqarisë, për një çmim marramendës prej 50,000 dollarësh në muaj. Pasi u vu re një rritje e interesit të këngëtarit të ri Justin Bieber për të njëjtën pronë, Ashton u bë konkurrues dhe e bleu shtëpinë për një çmim prej 8,455 milionë dollarësh. Kutcher është gati ta shesë sërish shtëpinë e tij prej xhami, pasi nuk është ekzaktësisht vendi perfekt për të rritur fëmijën e tij dhe të aktores Mila Kunis. Shtëpia nuk është nxjerrë akoma zyrtarisht në shitje, por çmimi është bërë i ditur të jetë rreth 12 milionë dollarë.
Shtëpia prej 9,400 metrash katrorë është ndërtuar në 2008-ën në një stil mediteran. Kjo ndërtesë mahnitëse ka 5 dhoma gjumi, 8 tualete, palestër personale, një pishinë të pafundme, mure që kanë përbërje xhami dhe rrethohet e gjitha nga ballkone që mundësojnë lehtësisht pamjen mbi Lake Hollywood. Avantazhe të tjera të kësaj shtëpie janë hapësirat e mëdha dhe disa nga dhomat e shtëpisë, të cilat ofrojnë aktivitete të brendshme si kinema, qendër SPA-je, ambient masazhi dhe bare. Kuzhina në vetvete është krijuar në stil unik, minimalist, me mjaft hapësirë, por pa kabinete të rënduara apo të dukshme.
[metaslider id=10917]