Javët e fundit po përflitet se Zayn Malik dhe Gigi Hadid i kanë dhënë sërish fund marrëdhënies së tyre. Dyshimet u ngritën pasi dyshja nuk kanë publikuar asnjë fotografi pranë njëri-tjetrit në rrejte sociale muajt e fundit. Madje në mediat rozë së fundmi është raportuar se ata po qëndrojnë të ndarë që nga muaji nëntor dhe se Zayn nuk e ndjek më Gigi-n në ‘Instagram’. Një burim ka thënë për ‘E News’ se të dy janë shumë të fokusuar në karrierat respektive. Për më tepër Gigi e kaloi periudhën festive duke publikuar fotografi të vjetra me nënën dhe motrën, por në asnjë prej tyre nuk shfaqej Zayn. /revistawho.com