Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës… 19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shtyhet me një ditë koncerti i Capital T në sheshin “Nënë Tereza”, shkak shiu

18/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shtyhet me një ditë koncerti i Capital T në sheshin “Nënë Tereza”, shkak shiu

Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur koncerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”. Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.
Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë specifikisht për “Time Capsule”.
Ndonëse stafi i koncertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule” që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.
Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.
Capital T dhe stafi i tij ju falenderojnë për durimin dhe energjinë e mirë që keni shprehur deri në këto momente, duke kërkuar ndjesë për çdo parregullësi qe mund të shkaktojë ndryshimi i datës në axhendat e të pranishmëve por me premtimin se në fund, gjithçka do t‘ia vlejë për të përmbushur me sukses misionin nga nisi e gjitha: “Time Capsule”, një mega koncert, i pari i llojit të tij në Shqipëri me një standard krejtësisht ndërkombëtar është një eksperiencë që nuk duhet humbur për asgjë.
Capital T, ju pret në sheshin Nënë Tereza, në “Time Capsule” në datën 20 shtator, ora 19:19, ku moti i mirë dhe energjia elektrizuese do ta kthejnë të gjithën në një mbrëmje të paharrueshme!






Tags: 20 shtatorCapital Tkoncertshtyhettime capsule
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
Next Post
Ndër aktorët më të paguar, zbuloni shumën që merr për një reklamë Kivanç Tatlitug

Ndër aktorët më të paguar, zbuloni shumën që merr për një reklamë Kivanç Tatlitug








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera