Ndonëse FSHF e ka mohuar largimin e De Biasit nga stoli i Kombëtares shqiptare, mediat e huaja kanë zbuluar se legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso, do të bëhet trajneri i kuqezinjve.
Sipas “fusballinfos.ch”, drejtuesit e FSHF-së po punojnë në prapaskenë për një zëvendësues të De Biasit, i cili pritet të largohet pas eliminatoreve të “Rusi 2018”.
Gattuso cilësohet si një trajner me shumë vlera, pasi arriti që skuadrën modeste të Pisas ta ngrinte në Serie B. /albeu.com/