Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shuhet në moshë të re shkencëtarja shqiptare, shkëlqeu në Vjenë

02/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shuhet në moshë të re shkencëtarja shqiptare, shkëlqeu në Vjenë

Është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare shkencëtarja shqiptare Vlorë Mehmeti Tërshani. Shkencëtarja ka ndërruar jetë në Vjenë të Austrisë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur stomatologu Xheladin Ujkani, njëherësh drejtori I Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”.





Në faqen e tij në “Facebook”, Ujkani bën një retrospektivë të sukseseve dhe gjurmëve që la pas e ndjera. Vlora ishte e para dhe e vetmja nxënëse emigrante, që në gjithë historinë e gjimnazit në Vjenë, nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës, duke mbaruar me rezultate të larta dhe afat rekord dhe duke u cilësuar për këtë një rast i veçantë.

Postimi i plotë:


Ka vdekur shkencëtarja shqiptare e Universitetit të Vjenës, Vlorë Mehmeti – Tershani. Pas një sëmundje të rëndë, në Vjenë të Austrisë, në moshën 35-vjeçare ka vdekur shkencëtarja shqiptare Vlorë Mehmeti –Tershani. Vlora Mehmeti – Tërshani, ka lindur me 20.03.1982 në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë. Vlora rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe atdhedashëse. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë në Drenicë dhe aktualisht Kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Kush ishte Vlora? Sukseset e Vlorës nisën herët. Ajo përfundoi fakultetin e Farmacisë me sukses të lartë në Vjenë. Temën e Magjistraturës në Tokio (Japoni) tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori në gjuhën angleze duke u vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur shkëlqyeshëm. Shkencëtarja shqiptare punonte në universitetin e Vjenës në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore njërin nga më të njohurit në sferën e mikrobiologjike. Me punët e saj hulumtuese ajo e ka prezantuar universitetin e Vjenës në disa kongrese botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë dhe mikrobiologjisë, ku mori vlerësime të larta për rezultatet hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore. Një vit më parë Universitetin e Vjenës mbrojti temën e doktoraturës nga lëmia e mikrobiologjisë, studiuesja shqiptare Vlora Mehmeti –Tërshani./ joq

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Parashikimi i motit, e shtunë 30 shtator 2017

Parashikimi i motit, e martë 3 tetor 2017








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera