Beniada Nishani ishte një nga finalistet e Big Brother Vip dhe u shndërrua në një nga personazhet më të dashura për publikun.
Së fundmi Beniada ka postuar një “Ask” në “Instastory”, ku ndjekësit e saj mund t’i drejtojnë pyetje dhe njëra prej tyre ka qenë si do të donte Beniada të ishte bota.
“Në botë ku triumfon edukimi, respekti dhe dashuria. Një botë ku ata që e meritojnë janë të parët, një botë e përbërë nga njerëz të sjellshëm, pozitivë dhe të mirë. Një botë ku njerëzit kur ka një problem kanë guximin t’i thonë gjërat në fytyrë dhe jo pas shpine. Por bota është e bukur edhe në këtë mënyrë sepse në përgjithësi, secili ka vendin që meriton”, ka thënë ajo.









