Seria e dytë e filmit “365 Days” apo “356 DNI” që transmetohet në Netflix ka më në fund një datë zyrtare. Dje u publikua edhe traileri i pjesës së dytë që quhet: “365 Days: This Day” dhe premiera do të shfaqet në Netflix më 27 prill.
Vazhdimi i filmit shumë të diskutuar për skenat erotike, por jo vetëm, vjen pas gati dy vitesh pritje për të kuptuar për fatin e protagonistes Laura që portretizohet nga aktorja, Anna-Maria Sieklucka. Pjesa e parë e filmit tregoi historinë ku personazhin kryesor i luajtur nga Michele Morrone, e rrëmben Laurën dhe i vendos një afat 365 ditor që ajo të dashurohet. Vazhdimi i tij premton xhelozi, tradhti dhe një trekëndësh të mundshëm dashurie.
“365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-shen e 90 vende të botës dhe ishte filmi më i shikuar në platformë pas debutimit të tij. Megjithatë, ai hasi edhe kritika të ashpra për portretizimin seksual. Shumë kritikë thanë se filmi ishte si një mburrje mbi rrëmbimin e personave dhe manipulimin./revistawho.com








