Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb në një lidhje me skype për Ora News u shpreh se temperaturat e ajrit për sot dhe nesër parashikojnë të jenë në vlerat nga 19°C deri në 39°C.
Ndërkohë që dhjetëditëshi i parë i gushtit do të shoqërohet me temperature të larta, megjithëse do të ketë dhe reshje lokale në formë rebeshi.
“Dhjetëditëshi i parë i muajit gusht pritet të jetë me temperature më të larta se vlerat normale. Vlerat të jenë 2- 3 gradë më shumë se vlerat normale. Por priten dhe episode të shkurtra me 1 deri në 2 ditë të cilat do të sjellin freskim të motit pasi do të kemi vranësira dhe reshje në formën e rebeshit më së shumti gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.”
Pjesa e dytë e gushtit do të kemi edhe freskim të motit, kjo e fokusuar më shumë në zonat malore por dhe në zonat e uleta do të ketë reshje të pakta të karakterit lokal.
Por ata që kanë planifikuar pushimet për 15 ditëshin e dytë të gushtit të mos mërziten sepse reshjet do të jenë të izoluara dhe nuk do ju prishin aspak pushimet tuaja buzë detit.