Nëse nuk ju zë gjumi kur dëshironi, duhet të kontrolli çdo lëvizje tuajën duke krijuar një orar. “Është mirë të filloni të bëni një rutinë, duke fjetur përditë në të njëjtën orë”, thotë Nitun Verma, një psikiatre nga Kalifornia.
“Ju sforconi veten që të flini, por nuk mudn të kontrolloni orën, dhe kjo është ajo ku duhet të fokusoheni”, vijon ajo.
Koha e drekës
Të pimë një kafe! Kafeina është armikja e gjumit. Kështu që kafen tuaj të fundit mund ta pini në mesditë për të reduktuar rrezikun e pagjumësisë.
Dy orë para se të flini
Qëndroni ku të doni përveç dhomës së gjumit. “Në krevat njerëzit duhet të bëjnë vetëm dy gjëra, seks dhe gjumë”, thotë Verma. Kjo do të thotë se të shohësh televizor apo internet në krevat, apo edhe të lexosh nuk është mirë për gjumin.
Ulni zërin e televizorit apo muzikës, pasi kjo ul nivelin e zhurmave që stimulojnë qëndrimin zgjuar. Gjithashtu fikni dritën, duke mbajtur një dritë gjumi. Drita është një faktor i rëndësishëm në menxhimin e orarit të gjumit, vijon Verma për Cosmopolitan. Ajo rekomandon përdorimin e një llampe të verdhë, dhe jo të bardhë.
Reduktoni dritën e pajisjeve tuaja dixhitale, telefon, televizor, kompjuter. Ekranet kanë dritë të bardhë me valë drite blu që ju dërgon sinjale në tru për të qëndruar zgjuar.
Gjithashtu qëndroni larg ngrënies në shtrat, sidomos ushqimeve pikante, pasi krijojnë djegie të stomakut dhe probleme me tretjen, çka për rrjedhojë sjell dhe shqetësime të gjumit. “Ushqimi duhet të konsumohet të paktën dy orë para se të flini”, thotë Verma
Mos iu përgjigjni emaileve të punës, pasi të mendosh për gjërat që duhet të bësh të nesërmen, nuk të ndihmon me gjumin.
Mos konsumoni alkool. Nëse mendoni se alkooli ju sjell gjumin, duke pirë një gotë verë e keni gabim. Kjo pasi gjumi mund tu zërë shumë shpejt por do ta bëni me copa, duke u zgjuar shpesh natën.
/ Top Channel