Robert Berisha është një nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar. Që prej momentit të ndarjes nga këngëtarja e njohur Nora Istrefi, ai u vendos në qëndër të vëmendjes mediatike. Shumë pak pas këtij lajmi u dyshua se ai kishte nisur një lidhje të re me një vajzë, identiteti i të cilës nuk u bë i njohur. Së fundmi ai ka udhëtuar drejt Amerikës, ku dhe ka publikuar shumë foto dhe video të tij në ‘Instastory’. Midis tyre artisti ka vendosur të ndajë me ndjekësit dhe nje foto të tij prej vitit 1988, ku duket se është veç një adoleshent. Prej këtij momenti kanë kaluar shumë vite, ndaj ndryshimi i Robertit është mjaft i madh.