Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Si duken sot dhe çfarë bëjnë aktoret indiane që çmendën shqiptarët?

30/05/2021
in Lajme, Vetëm në WHO, Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si duken sot dhe çfarë bëjnë aktoret indiane që çmendën shqiptarët?

Pak kohë më parë serialet indiane bënin namin në ekranin shqiptar. Me siguri të gjithë e mbani mend Sadnën, e cila ishte ndër të parat aktore indiane që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve e pas saj, Kushi, Kumud etj. Prej kohësh nuk kemi dëgjuar më për to, prandaj “revistawho” ju sjell më poshtë disa informacione se ç’ka ndodhur me aktoret dhe si kanë ndryshuar ato.





Sara Khan u bë e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”, i transmetuar në Shqipëri në vitin 2014. Sara së shpejti do të bëjë 32 vjeç dhe aktualisht është fokusuar tek karriera. Aktorja ka luajtur në disa seriale dhe më i fundit mban titullin “Santoshi Maa”. Gjatë kësaj kohe, Sara ka publikuar edhe këngë ndërsa në rrjete sociale vazhdon të jetë shumë aktive, si në Instagram, edhe Tiktok. Sa i përket jetës personale, aktorja ka vendosur të mos bëjë asgjë publike.


Parul Chauhan, e cila luante rolin e “Ragnit” në “Bidaai”, ka mbushur këtë vit 33 vjeç. Parul aktualisht po shijon martesën me bashkëshortin e saj duke udhëtuar shpesh. Edhe Parul është shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto e duke na treguar se ka ndryshuar shumë që nga koha e “Bidaait”. Madje ajo vazhdon të ruajë shoqërinë me Sarën dhe ka postuar shpesh foto e video bashkë.

Jennifer Winget u bë shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Kumudit” në serialin “Sarasvatiçandra”. Sot Jennifer mbush 36 vjeç dhe ky vit e ka gjetur të realizuar nga ana profesionale. Ndërsa sa i përket jetës personale, aktorja vazhdon të mbajë të fshehtë çdo të re. Edhe Jennifer vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka realizuar një set fotografik ku shfaqet seksi.

Sanaya Irani u bë e njohur me rolin e “Kushit” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”, i cili u transmetua në Tv Klan në vitin 2017. Edhe Sanaya, 37 vjeç gjithashtu po shijon martesën dhe është shumë aktive në rrjete sociale. Në Instagramin e saj gjen plot foto nga pushimet apo projektet e reja. Ndonëse vitet kalojnë, Sanaya duket se nuk ka ndryshuar aspak në pamje.

Surbhi Chandna, e njohur si “Anika”, pas rolit në serialin “Bixhox me dashurinë”, ka arritur kulmin e karrierës duke luajtur në një nga serialet më të ndjekur në Indi “Naagin”. Aktorja po shijon frytet e punës së saj dhe ka arritur të marrë edhe disa çmime të rëndësishme.

Shrenu Parikh, e njohur si “Gori” kaloi një periudhë të vështirë pas infektimit me Covid, por sot ajo është shëndoshë e mirë. Shrenu poston shpesh në rrjete sociale momente nga jeta e saj dhe projektet e reja. Aktorja vazhdon të jetë një nga të preferuarat e publikut.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Next Post
Gjejeni vetë çfarë dhurate t’i bëni Encës për t’ia kaluar makinës super luksoze që i bleu vetes

Gjejeni vetë çfarë dhurate t'i bëni Encës për t'ia kaluar makinës super luksoze që i bleu vetes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera