Në kurorëzimin e Mbretit Charles, një moment ra në sy: Princesha Kate e Uellsit dhe vajza e saj, Princesha Charlotte, me një kurorë të argjendtë në kokat e tyre.

Duke marrë pjesë në kurorëzimin e gjyshit të saj, mbretit Charles III, Charlotte vendosi një mini-version të kurorës së nënës së saj, një kurorë luksoze prej argjendi në formë dafine nga Jess Collett dhe Alexander McQueen.
Kate kishte vendosur gjithashtu një palë vathë me perla dhe diamante, që dikur i përkisnin Princeshës Diana.









