Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin e pasdites ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Ai ka rrëfyer në studio se si e përjetoi familja e tij tërmetin e datën 26, ku ndër të tjera theksoi se ishte diçka që i tronditi shumë të gjithë.
Binaj shtoi se ai që ishte trembur më shumë nga ai moment i vështirë, ishte djali i tij i vogël, pasi në atë moment mungesa e menjëhershme e dritave kishte shkaktuar edhe më shumë panik në shtëpi. Flori tregoi se menjëherë së bashku me partneren kanë qenë duke ju drejtuar fëmijëve, duke u përpjekur të bënin dritë me telefonat në duar.
Ai theksoi se personat më të prekur nga e gjithë kjo ngjarje, janë fëmijët të cilët janë dëmtuar psikologjikisht. Flori shtoi se është e rëndësishme që fëmijët mos t’i ndjekin lajmet në televizor, por të shohin programe për fëmijë dhe kukulla.
Binaj kishte nisur njëherazi një nismë së bashku me shokun e tij, për ndërtimin e disa shtëpive prej druri, të cilat do t’i vijnë në ndihmë të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti, teksa presin që shtëpitë e tyre të mëparshme të rregullohen dhe sistemohen./revistawho.com