Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si e zgjedhin meshkujt femrën e jetës!

04/02/2017
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Si e zgjedhin meshkujt femrën e jetës!

Të kuptohet se si e zgjedhin meshkujt femrën e duhur për t’u martuar ka qënë gjithnjë një qëllim i femrave dhe një mister njësoj si pozicioni jashtë loje në futboll: për meshkujt është diçka natyrale dhe për femrat jo.





Çfarë duhet t’i vijë në mendje që i thotë vetes “po, kjo është e duhura”, aq sa të vendosë t’i propozojë për martesë? Cilat janë proceset mendore mashkullore pas vendimit për të shkuar në altar?

Ka rëndësi pamja fizike


Kur dy njerëz takohen për herë të parë, fiziku është ai që bie në sy. Për një studim nga universiteti i Amstërdamit fakti që meshkujt preferojnë një femër me një aspekt të bukur fizik nuk tregon se janë sipërfaqësor, por se kanë instiktin e përzgjedhjes së femrës.

Përputhshmëria

Sipas psikologut Seth Meyers “mashkulli zgjedh mes femrave atë me të cilën përputhet nga aspekti afektiv”, shkruan “Lapsi.al”. Do të gjejë një person pranë së cilës ndihet mirë edhe kur ndodhet me shoqërinë, kur bëhet fjalë për familjen dhe miqtë.

Spontaniteti

Pas kalimit të muajve të parë, pas tërheqjes fizike hyn në lojë arsyetimi. Dhe këtu mashkulli përpiqet të kuptojë kë ka përpara. Mirko Spelta në librin e tij “ Të kesh një mashkull është e lehtë, problemi është ta mbash”, thotë se për të çuar para me sukses një lidhje është e rëndësishme të shfaqesh ajo që je. “Spontaniteti, natyraliteti dhe sinqeriteti janë një terren mashkullor. Nëse jeni e sinqertë dhe spontane mashkulli e kupton dhe e vlerëson këtë aspekt”.

Vlerat e përbashkëta

Është e kotë të kërkoni një propozim romantik tek një person që nuk beson tek martesa, apo dëshiron të bëjë pak fëmijë. Nëse doni që gjërat të shkojnë siç dëshironi është e nevojshme të kemi një objektiv të përbashkët.

Femrat që i bëjnë më të mirë

YourTango shkruan se meshkujt martohen me gra që i bëjnë ata më të mirë. Si për shembull, shqetësohen nëse ajo e ka makinën në rregull, e ka të furnizuar me karburant, shqetësohen se si ndihet ajo, apo ka ndonjë problem. Janë gjëra të vogla por që papritur bëhen të rëndësishme.

Sekreti

Pasi lexuat sekretet, mbetet vetëm një pyetje: si të ndodhë kjo gjë?

“E vërteta është se nuk mund të bëni asgjë. E vetmja gjë është të lejoni që të ndodhë. Një mashkull dëshiron një grua që ta dojë, të dojë veten e saj, që do të thotë që ajo e konsideron të denjë të përkëdhelet dhe të përkujdeset. Nëse një mashkull ka dëshirën të kujdeset për ju, për makinën tuaj, gjërat që ju përkasin, lëreni ta bëjë, në vend që t’i thoni e bëj vetë. Për tu ndjerë një mashkull më i mirë, ka nevojë ti jepet mundësia ta tregojë. Me pak fjalë, një mashkull dashuron një femër që ai beson se mund t’ia përmirësojë jetën”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
Next Post
E parashikoi se do vdiste pasdite, amaneti i Dritëroit: Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë

E parashikoi se do vdiste pasdite, amaneti i Dritëroit: Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera