Lindita Halimi është rikthyer në “Kënga Magjike” këtë vit, për të konkurruar me këngën “Pa t’pa”. Lindita prej vitesh jeton në Amerikë, nga ku kish ardhur pikërisht për festivalin. Jeta atje i ka mundësuar Linditës edhe takimin me një nga divat e muzikës, Jennifer Lopez.
E pyetur për J.Lo-n, Lindita tregoi se ajo ishte shumë e thjeshtë dhe e ëmbël nga afër.
“Ishte një mrekulli e vërtetë, ajo është shumë e mirë. E kam takuar se e kemi pasur si trajnere. Shumë e thjeshtë, shumë e dashur, shumë e ëmbël dhe shumë më e bukur”-tha Lindita.